Muri kinez është ndërtimi më i madh në Tokë i bërë nga dora e njeriut është 3600 km i gjatë,10 m i lartë dhe 3-12metra i gjerë. Muri i madh, kështu quhet muri kinez, një ndërtim i hershëm që mbështillet nga legjenda. Muri filloi të ndërtohej për të mbrojtur kufijtë veriorë të Kinës, në shekullin e tretë para Krishtit. Muri i ndërtuar në mënyrë unikale me gurë dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte, vijoi të ndërtohej për shekuj me radhë, deri në shekujt e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë. Por ndërkohë strukturat antike rezultonin të zhdukura, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar që nga ndëtimi i tyre. Disa rrënoja të pjesëve nga më të hershmet të murit të madh, janë gjetur në rajonet afër detit të Verdhë, në lindje të provincës Gansu. Sot pjesa më e vizitueshme e murit kinez është ajo që ndodhet afër Pekinit, në një rajon që quhet Ju-jong-guang dhe po ashtu pjesët lindore e perëndimore të skajeve të murit.
Kjo pjesë e murit, që vizitohet në afërsi të Pekinit, është restauruar në shëkullin e njëzetë. I ndërtuar gjatë kohës së dinastisë Min, në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, muri i madh është afërsisht 1500 milje, ose 2400 kilometra i gjatë, në kufirin verior kinez. Shihuangdi, perandori i parë i Kinës (221-210) para erës sonë, ndërtoi fortifikime të tjera, që u njohën gjithashtu si muri madh. Pak gjurmë që kanë mbetur nga këto fortifikime që u bënë, ruhen ende sot.
Muri i madh është padyshim monumenti më i njohur i Kinës, përveçse një simbol nacional i saj, në kuptimin që shumë njerëz aspirojë të jenë po aq të fortë dhe me po ato cilësi që ka muri.
Muri është e vetmja gjurmë konstruksioni e planetit që mund të shquhet nga astronautët në largësi të mëdha nga toka. Ata e kanë konfirmuar këtë edhe me fotot e bëra. Kështjellat lidhëse dhe e gjithë masa e kontruksionit që vijon pandalshëm, krijojnë zinxhirin më domethënës të fortifikimeve njerëzore bërë ndonjëherë.
mercoledì 14 ottobre 2009
Koloseumi
Koloseumi ose origjinal njohur si Flavian Amphitheatre (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe [72]] nga imperatori Vespasian.
Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.[1] Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.
Antikiteti
Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian[1] rreth viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshtë mes kodrave Caelian, Esquiline dhe Palatine. Gjatë shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. Vendi u ç'popullarizua gjatë zjarrit të madh të Romës në vitin 64, ky Neroni përfitoi pjesën më të madhe të teritorit duke e vënë nën kontrollin e tij. Ai e ndërtoi ndërtesën 'Domus Aurea dhe përballë saj ndërtoi lumenj artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte. [2] Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tij.
Gjithashtu Koloseu u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi). Koloseumi u kompletua deri në pjesën e tretë gjatë kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdiq në vitin 79. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tij Titus në vitin 80. [1] Dio Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrur në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, Imperatori Domitian, i cili ndërtoi hypogeum, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllevërit. Gjithashtu iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin. Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh[3] i cili shkaterroi nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht deri rreth vitit 240 ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250 ose 252 dhe përsëri në vitin 320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë të tjerë.
Mesjeta
Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendëshme. Arena e Koloseumit u shëndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII. Rreth vitit 1200 familja Frangipani mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë.
Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX.
Moderne
Pamja e brendëshme e Koloseumit. Thomas Cole, 1832.Gjatë shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij.[4] Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje.
Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër dënimit me vdekje, dënim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demostrata kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000.
Emri
Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit.Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht).
Pershkrimi strukturor
Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake),gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton çelik.[2] Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur.
Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si 'velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.

Stonehenge
Stonehenge (ang. stounhenxh - gurë pezull, gurë të varur) është një ndërtim megalitik i Erës së neolitit dhe Erës së bronxit i cili gjendet pranë Amesberit, në krahinën angleze të Viltshajërit, rreth 13 km në veri të Salisberit. Përbëhet nga një grumbull gurësh pingulë të vendosur në formën e një rrethi gjigant. Është vendndodhja më e njohur parahistorike në botë.
Arkeologët mendojnë që gurët pingul janë ngritur rreth viteve 2500 p.e.s dhe 2000 p.e.s megjithese stomi dhe brazda rrethpërshkuese, të cilat përbëjnë fazën më të hershme të përmendores, datojnë rreth viteve 3100 p.e.s. Vendndodhja dhe rrethinat bëjnë pjese ne listën e UNESCOs të Objekteve të Trashëgimisë Botërore që nga viti 1986, si edhe ndodhet nën mbrojtjen e Scheduled Ancient Monument. Askush nuk e di se kush dhe pse e ka ndërtuar Stounhenxhin. Mendohet të ketë qënë një lloj kalendari i kombeve të lashta. Në atë kohë feja dhe astronomia ishin shumë të përziera sëbashku. Disa mendojnë se Stounhenxhi ka fuqi magjike.
martedì 13 ottobre 2009
Kopeshtet e varura te Babilonise.
I ndodhur në qytetin e lashtë të Babilonisë (e quajtur Porta e Zotit), pranë Bagdadit sot (Iraku), kopshtet e varura te Babilonisë janë ndërtuar rreth 590 p.e.s nga mbreti Nebukodonosor II (edhe pse tradita atributet e ndërtimin e tyre ia jep Mbretëreshës Semiramide, asire).
Legjenda tregon qe mbreteresha - përshkruar dhe në pikturën e famshme te Degas, "Semiramide ne ndërtimin e Babilonisë", cka pershkruhet e në opera lirike - gjente trëndafila të freskët në kopshte çdo ditë, madje edhe në klimën e thatë që karakterizonte qytetin.
Duhet të theksohet se në kulturën tradicionale të Mesopotamise, kuptimin e fjalës i ngjan kopsht të Xhennetit,parajses. Disa historianë, duhet thene,se nuk jane dakord për ekzistencën ose jo të kopshtet mbretërore të qytetit të Babilonisë.
Çështja e vendndodhjes së kopshteve është akoma e pazgjidhur dhe studime, ende në vazhdim, kanë lëshuar shumë hipoteza, përfshirë edhe atë që nuk ndodheshe brenda në Babiloni ,një nga shtatë mrekullitë e botës antike.Nga burimet e lashta,informacionet per kopshet nuk flasin askund se ku ndodheshin ato.
Një teori fillestare ishte dhënë nga gjermani Koldewey Robert, i pari qe ka kryer gërmime në vend ,midis 1889 dhe 1917. Ai mendoi se kopshtet ishin vendosur në këndin verilindor të Pallatit te Jugut,meqenese ai kishte zbuluar një strukturë të madhe te mbuluar me fuci dhe te perbere nga katërmbëdhjetë dhoma,me nje mur perimetrues.Kjo teori, megjithatë, ka kufirin e saj sepse jane larg lumit Eufrat, ku duhej marre uji për ujitje, dhe se dyti,fakti se qasja në kopshte mund të bëhet vetëm përmes dhomave private dhe zyrave. Për më tepër, me gërmimet e vazhdueshme, duket më i besueshëm se dhomat e zbuluara nga Koldewey duheshin ndoshta për magazinimin e mallrave.
Një teori e dytë ishte avancuar nga D.J. Wiseman, e cila i mendon keto kopshte "më lart dhe te vendosura prane murit veriperindimor" te Pallatit te Jugut, nga e cila zgjateshin kopshtet, pranë brigjeve të Eufratit.
Në gjysmën e parë të viteve nentedhjete dijetari DWW Stevenson sugjeroi një tjetër pamje (në fakt ka deklaruar se nuk mund të jenë atje ku tregohet nga Wiseman, sepse në kohën e ndërtimit te tyre, Eufrati mbulonte zonen ne fjale) se kopshtet ishin tarraca te ndertuara gjithsesi shumë afër Pallatit Jugor, dhe ndoshta në murin jugor të tij. Ne ditet e sotme per kete hipoteze nuk ka te dhena.
Studimet e fundit kanë dhene nje teori te re (mbështetur nga Stephanie Dalley), se kopshtet nuk ishin të vendosur të gjithë në Babiloni, por në qytetin e afërt të Nineveh. Dalley mbeshtetet ne burimet klasike dhe thote se ka një konfuzion mes Babilonisë dhe Nineveh nga fakti se kalimi nga Asirisht në pushtet Babylonian nuk ishin perceptuar si një përçarje nga autoret klasike te cilet vazhdonin të te identifikonin një mbretëri ,ate "të Asirisë", e cila kishte ndryshuar thjesht kryeqytet. Përveç kësaj, burimet heshtin në Babiloni për ndertimin e kopshte, ndërsa burimet Asirisht dëshmojnë për punën e rëndësishme nën ujë në Nineveh Senasheribi
(68-631 pes) dhe pranine e kopshteve pranë brigjeve të Hors.
Babilonia ishte e rrethuar nga një unazë e dyfishtë muresh,qe nderpriteshin vetem nga porta e Ishtarit, përmes të cili lidhej rruga kresore me qytetin e mbuluar me pllaka me xham blu dhe stolisur me mbi 120 statuja te luanëve me grykë hapur.Mbi derë u gjet, nga arkeologu Koldewey Robert,struktura qae mbante bazen per mbeshtetjen e tarracave te ketyre kopshteve.
Duke pasur parasysh se në atë kohë, perdorimet e tokës ishin bujqesore,krijimi i nje kopshti botanik ishte dicka e pazakonte.U krijua një kopsht botanik me llojet e bimëve me origjinë nga vende te tjera dhe qe jetonin në klimat më të lagështa.Prandaj u ndërtua një sistem kompleks hidraulik që, mes tjerash, ishte për të ngritur ujin nga lumi e per te cuar ujin ne kopshtet; me shpeshtësinë dhe sasinë qe nevojitej.Terracat e Kopshteve ishin ndërtuar krejtësisht prej guri dhe janë përmendur edhe nga Herodoti.
Në kopeshtet e varura te babilonise jane mbeshtetur disa skena nga opera Semiramide shkruar nga Gioacchino Rossini ,ne një libret nga Gaetano Rossi (Semiramis di Voltaire), të kryera në Teatron La Fenice në Venecia,3 shkurt 1823.
7 Mrekullite e Botes sipas periudhave historike.
Shtatë mrekullitë e botës (apo "Shtatë mrekullitë e botës së lashtë) janë shtatë ndërtimet më të bukura të lashtësisë. Në vitin 200 p.e.s Filoni i Bizantit parashtroi listën e përmendoreve të kohës, që më vonë u bënë të njohura si shtatë mrekullitë e botës. Lista të mëvonëshme përfshijnë mrekullitë e botës mesjetare dhe botës moderne.
Ato renditen sipas kohës të ndërtimit të tyre:
Piramida e madhe e Gizës - 2250 p.e.s
Kopshtet e varura të Babilonisë - 600 p.e.s
Tempulli i Artemidës në Efes - 550 p.e.s
Shtatorja e Zeusit në Olimpia - 435 p.e.s
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas - 351 p.e.s
Kolosi i Rodosit - 292-282 p.e.s
Fari i Aleksandrisë - qv. 3të p.e.s.
Shtatë mrekullitë e mesjetës
Stonehenge
Koloseumi
Katakombet e Kom el Shoqafa
Muri kinez
Kulla e Porcelantë e Nanjingut
Agia Sofia
Kulla e Pjerrët e Pizës
Mrekullitë e botës moderne
Shoqëria amerikane e inxhenierisë qytetare përpiloi një listë tjetër të mrekullive të botës moderne. Ato jane:
Tuneli i La Manshit
Kulla kombëtare e Kanadasë ose CN Tower
Ndërtesa perandorake shtetërore ose Empire State Building
Ura e portës së artë ose Golden Gate Bridge
Diga Itaipu
Digat e Hollandës ose Deltawerken
Kanali i Panamasë.
Mrekullitë e natyrës
Kanioni i Madh
Pengesa e Madhe Koralore
Porti i Rio de Zhaneiros
Mali Everest
Agimi Polar
Vullkani Parikutin
Ujëvara e Viktorias
Shtatë mrekullitë e reja të botës
Muri kinez që 5-të p.e.r. - që. 16. Kine
Petra Data e ndërtimit e paditur Jordani
Krishti Shpëtimtar (statuje) 12 tetor 1931. Brazil
Maçu Piçu rreth vitit 1450 Peru
Çiçen Ica rreth vitit 600 Meksike
Koloseumi mbaruar ne vitin 80 Itali
Taxh Mahall mbaruar rreth vitit 1648 Indi
Piramida e Madhe (kandidat i nderit) mbaruar rreth vitit 2560 p.e.r. Egjipt.
Nene Teresa e Kalkutes.
"Himni i jetes" sipas Nene Terezes:
Duaje jeten keshtu siç eshte
duaje plotesisht , pa pretendime
Duaje kur te duan e kur te urrejne
duaje kur askush nuk te kupton
e kur te gjithe te kuptojne
Duaje kur te gjithe te braktisin
apo kur te ngrene ne qiell si mbret
Duaje kur gjithshka te rrembejne
apo kur gjithshka te dhurojne
Duaje kur kuptim ka
apo kur te duket se nuk ka aspak
Duaje ne lumturi te plote
apo ne vetmi absolute
Duaje kur je i forte
apo kur ndjehesh i dobet
Duaje kur ke frike
a kur ke nje mal me guxim
Duaje jo vetem per kenaqesite e medha
apo permbushjet e medha te deshirave
duaje edhe per me te voglat gezime
Duaje edhe nese nuk te jep ate qe duhet
duaje edhe se nuk eshte ashtu siç do ta doje
Duaje çdo here qe Lind
dhe çdo here qe je duke vdekur...
Por mos DUAJ kurre pa DASHURI
Mos JETO kurre pa JETE!
Iscriviti a:
Post (Atom)